Lëvizja Vetëvendosje uron profesor Zenun Elezajn për fitoren në Klinë

Në përfundim të zgjedhjeve lokale, Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Klinë uron profesor Zenun Elezajn për fitoren në garën për Kryetar të Komunës së Klinës.

Në një njoftim për media, VV thekson se kjo fitore sjell një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve të Klinës, të cilët presin punë konkrete, transparencë dhe përkushtim në shërbim të interesit publik.

Njëkohësisht, Lëvizja Vetëvendosje përgëzon të gjithë qytetarët e Klinës për një proces zgjedhor demokratik dhe të qetë, duke theksuar pjekurinë politike dhe qytetare të komunitetit lokal.

“Qytetarët e Klinës folën, tani pritet puna,” – thekson Qendra e VV-së në Klinë.