Hapen qendrat e votimit: 18 komuna zgjedhin kryetarët

Më shumë se gjysma e votuesve me të drejtë vote para një muaji, do të mund të votojnë sërish në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më 9 nëntor.

Një milion e 316 mijë e 672 votues në 18 komuna, nga mbi dy milionë sa kishin të drejtë vote në të gjithë vendin sot ftohen sërish të dalin për të zgjedhur kryetarin e tyre.

Ky numër i votuesve është i shpërndarë në 507 Qendra të Votimit, me gjithsej 1.628 vendvotime, të cilat do të hapen në orën 7:00 dhe do të mbyllen në 19:00.

Balotazhi për kryetarë të komunave do të mbahet në këto komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Betejat më interesante pritet të jenë Prishtina, Mitrovica, Fushë Kosova, Obiliqi.

Prishtina do të zgjedhë midis kryetarit aktual Përparim Rama LDK dhe Hajrulla Çekut VV.

Në Obiliq, gara do të jetë mes Xhafer Gashit e Halil Thaçit.

Në Mitrovicë mes Arian Tahirit e Faton Pecit.

Në Gjilan mes Arbër Ismajlit e Alban Hysenit.

Në Gjakovë, Ardian Gjini dhe Ardian Gola.

Në Prizren, Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi.

Suharekë mes Bali Muharremajt dhe Ardian Shalës.

Fushë Kosova mes Valon Prebrezës e Besnik Osmanit.

Vushtrria mes Ferit Idrizit e Sylejman Mehollit.

Rahvoeci vendos mes Smajl Latifit e Ali Dulës.

Peja mes Gazmend Muhaxherit e Taulant Kelmendit.

Klina mes Zenun Elezaj e Sokol Bashotës