Në Vushtrri, pas Xhafer Tahirit të LDK-së, edhe një ish-kandidat i AAK–NISMA-s në tubimin e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Vushtrrisë

Në këtë aktivitet elektoral ishte i pranishëm edhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Xhafer Tahiri.

Megjithatë, ajo që ra më shumë në sy ishte pjesëmarrja e një politikani tjetër. Bëhet fjalë për Abdullah Klinakun, kryetar i Klubit “Demokracia Konservatore”, i cili në zgjedhjet e fundit kishte qenë kandidat i koalicionit AAK-NISMA.

Në një prononcim për Indeksonline, Klinaku ka sqaruar arsyen e pjesëmarrjes së tij në tubim.

“Jo diçka e veçantë. Edhe Sylejmanin, edhe Xhaferin i kam shokë. E ndjej për obligim t’i mbështes me mundësitë e mia modeste”, është shprehur ai.