Plani operativ “Goditja”/ Policia prezanton rezultatet javore

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, po vijojnë angazhimet policore në zbatim të planit operativ ”Goditja” në realizimin e detyrave dhe angazhimeve që dalin nga ky plan operativ, me numër të shtuar të  patrullimeve, kontrolleve në lokacione të ndryshme  që frekuentohen nga qytetarët.

Si rezultat i angazhimeve në teren, nga data 29.08.2023 deri me datën 05.09.2023  janë realizuar këto aktivitete:

 Janë realizuar 502 patrullime policore

 Janë realizuar 252 pika kontrolli të automjeteve

 Janë kontrolluar 1349 vetura

 Janë legjitimuar 1908 persona

 Janë realizuar 47 pika kontrolli me radar dhe alkootest,

 Janë kontrolluar 2 lokale të ndryshme,

 Janë konfiskuar 3 armë zjarri ,

 Janë konfiskuar 04 armë të ftohta ( thika)

 Janë arrestuar 2 persona

 Janë arrestuar 04 persona te kërkuar me urdhëresa nga gjykatat

Angazhimet në realizimin detyrave operative do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.