Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Klinë, ka përmbyllur fushatën njëmujore zgjedhore me një tubim të mbushur me emocione, falënderime dhe mesazhe shprese për të ardhmen e komunës.
Në përmbyllje të fushatës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, përfaqësuesit e LDK-së vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e çdo qytetari, aktivisti e kandidati që kontribuoi në këtë proces.
Në tubim mori pjesë edhe Antigona Zeqa, kandidatja me numër 15 në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale të Klinës, e cila mori mbështetje të madhe nga qytetarët dhe pritet të jetë zëri i tyre në organet vendimmarrëse.