Lorenc Marleku, zëri i përgjegjësisë dhe punës në zgjedhjet lokale

Në prag të zgjedhjeve të 12 tetorit, Lorenc Marleku hyn në garë për Asamblenë Komunale me numrin 13 në listën e AAK-së (174). Me përvojë të gjatë në administratë dhe reputacion të ndërtuar mbi ndershmëri e përkushtim, ai shihet si një ndër kandidatët që sjell frymë serioziteti dhe punë konkrete.

“Besueshmëria juaj është përgjegjësi për mua”, thekson Marleku, duke nënvizuar se angazhimi i tij është në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të komunës, me vizion të qartë për transparencë dhe përgjegjësi.