Gëzon Berisha dhuron 200 euro për Klubin e Boksit “Dukagjini” në Klinë

Kryetari i NISMËS në Pejë, sot ka ndihmuar Klubin e Boksit “Dukagjini” me 200 euro

Klubi i Boksit “Dukagjini” në Klinë dje ka refuzuar ndihmën qesharake prej 500 eurosh të Komunës nga Drejtoria e Rinisë dhe Sportit, Skender Merturi. Gëzoni pas një takimi me kryetarin e NISMËS në Klinë, Muhamet Gashi dhe me kryetarin e Klubit të Boksit “Dukagjini”, Hajdin Balaj, ia dhuroi 200 euro këtij klubi. Kryetari Balaj falënderon Gëzonin, ku ky i fundit tha se do të ju dalë në ndihmë klubit dhe pranë tij.

Gëzoni njihet si humanist, i cili ka ndihmuar familjet me nevojë gjatë festave të ndryshme, duke kontribuar nga paga e tij si asambleist në Pejë./Klina.info/