Antigona Zeqa, kandidate për Asamble Komunale në Klinë nga lista e LDK-së (numri 15), ka shpërndarë një mesazh sensibilizues me rastin e muajit tetor – muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Në postimin e saj, Zeqa theksoi se ky muaj është kujtesë për forcën e grave, për sfidat e tyre dhe për shpresën që lind nga dashuria dhe kujdesi.
“Si asambleiste, por mbi të gjitha si femër, dua të përcjell mesazhin: kujdesuni për veten, kontrolli i hershëm shpëton jetë. Le të përhapim dashuri, solidaritet dhe forcë – sepse shëndeti i gruas është themeli i shëndetit të shoqërisë sonë,” – u shpreh Zeqa.
Me këtë mesazh, ajo apeloi për më shumë kujdes e vetëdijësim, duke nënvizuar rolin vendimtar të grave në shoqëri.