Arben Limanaj merr përkrahje të gjerë në Klinë nga familja Demiri dhe komuniteti

Kandidati për kryetar të Klinës nga LDK, Arben Limanaj, po zhvillon takime të vazhdueshme me qytetarët dhe strukturat lokale të partisë, duke prezantuar vizionin dhe programin e tij për zhvillimin e komunës.

Ai po merr përkrahje të gjerë dhe pritet me ngrohtësi në çdo vizitë.

Së fundmi, Limanaj, së bashku me Ndrec Zefaj, ekipin e kryesisë dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, u prit nga znj. Edona Demiri dhe familja e saj.

Gjatë takimit u rikujtuan fillimet e LDK-së në Klinë, u prezantua programi i partisë dhe u zhvillua një bisedë e frytshme për të ardhmen e komunës, me fokus në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.

Ky takim nënvizoi përkrahjen e pakursyer të familjes Demiri për iniciativat e LDK-së dhe për zhvillimin e Klinës.

#meKlinënPërtej
#zgjedhjetlokale2025
#LDK113