Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Ramiz Rrustaj, ka zhvilluar sonte një takim me banorët e fshatit Sferkë, në lagjen Morina.
Në këtë takim, para qytetarëve u prezantua edhe kandidatja e VV-së për Kuvendin Komunal, Besiana Morina.
Rrustaj ka theksuar se përkrahja e fuqishme e marrë nga banorët e kësaj lagjeje dhe fshati është dëshmi e qartë se qytetarët e Klinës po besojnë në vizionin e Vetëvendosjes për zhvillim dhe ndryshim të vërtetë.
“Së bashku, po e ndërtojmë ekipin që do ta çojë Klinën përpara”, u shpreh Rrustaj.