“Si pasojë e vetaksidentit ka të lënduar dhe dëme materiale”, thotë Policia.

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Jashanicë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, si pasojë e vetaksidentit ka të lënduar dhe dëme materiale.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë njofton opinionin publik se sot, si pasojë e një aksidenti trafiku, kemi pranuar 4 pacientë.

3 pacientë janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm.

1 pacient është në gjendje më të rëndë dhe aktualisht po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.

Personeli ynë është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të duhura për secilin prej tyre.