24-vjeçari kapet me marihuanë në Klinë, ndalohet nga policia

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Kështu, një aksion i policisë në Klinë ka rezultuar me arrestimin e një të riu, pasi tek ai janë gjetur substanca narkotike që dyshohet të jenë marihuanë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ilir Mërturi”, kur patrulla policore ndaloi një veturë me targa austriake që drejtohej nga njē qytetarët rreth 24-vjeçar.

Gjatë kontrollit trupor dhe të automjetit, tek i dyshuari është gjetur një qese në të cilën kishte tre qese të vogla dhe një cigare të mbushur me marihuanë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacion Policor, ndërsa pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.