Një person lëndohet nga aksidenti në fshatin Gllaviqicë të Pejës

Një person ka pësuar lëndime të lehta pasi një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Gllaviqicë të Pejës, të premten në mbrëmje.

Për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:50.

“Në këtë aksident ishte i përfshirë vetëm një veturë e cila është rrokullisur dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Rugova.