75-vjeçari nga Qeskova e Klinës gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, mjeku e konsideron vdekje të dyshimtë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Qeskov të Klinës, ku një burrë që jetonte i vetëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

viktima është Tahir Berisha rreth 75-vjeçar,

Njësitë policore dhe ekipi mjekësor i QMF Klinë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, por e ka cilësuar atë si të dyshimtë.

Në lokacion kanë shkuar edhe njësia e hetimeve dhe më pas Hetimet Rajonale, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.