Rita Pernokaj garon për Asamblenë Komunale në Klinë me PDK-në

Në prag të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, Rita Pernokaj është kandidatura e re e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Klinë, për Asamblenë Komunale. Kandidatja do të garojë me numrin 14.

Ky është postimi i plotë i saj:

Te dashur bashkëvendas të komunës së Klinës. Ndihem e nderuar, që Kryetari i Partisë Demokratike dega në Klinë z. Sokol Bashota, bashkë më kryesinë më dha mundësinë që të jem pjesë e garës për asamblenë komunale në zgjedhjet e 12 Tetorit.

Une Rita Pernokaj, do të garoj në këto zgjedhje me numrin 14.

Është nder dhe privilegj për mua që të jem pjesë e kësaj gare politike ku me përgjegjësi dhe vullnet të madh do të synojmë arritjen e qëllimeve të Kryetarit, që fjala e dhënë mbetet gjithmonë e mbajtur.
Dhe zëri ynë në asamblenë komunale do të jetë zëri i bashkëvendasve të mi, miqëve dhe njerëzve që kemi të njëjtat probleme, kërkesa dhe synime për të ardhmen.

Me kryetarin tonë, Sokol Bashota, do t’i çojmë përpara projektet për zhvillimin e komunës sonë.

Më 12 Tetor, voto PDK dhe numrin 14.