Vetëvendosje në Klinë: Lista për Asamble nuk është finalizuar, emrat zyrtarë publikohen nesër

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Klinë ka reaguar pas qarkullimit të një emri në internet si kryesues i listës për Asamblenë Komunale.
Në njoftimin e saj, VV bën të ditur se lista ende nuk është përpiluar dhe se nuk është zgjedhur ende i pari i listës.

“Emri që po qarkullon në internet, i shpërndarë nga një aktiviste e jona dhe nje medium lokal nuk është i vërtetë. Lista zyrtare do të publikohet nesër dhe do të njoftoheni për renditjen e saj,” thuhet në reagimin e subjektit politik.

Sipas VV-së, publikimi i listës zyrtare do të bëhet nesër, duke sqaruar se çdo informacion tjetër para kësaj date nuk është i konfirmuar./Klina info/