Fatmir Limaj dhe Ekrem Kastrati në vizitë ngushëllimi te familja e Agim Berishës

Kreu i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, së bashku me kryetarin e Komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati, kanë vizituar familjen e të ndjerit Agim Berisha në Gjurgjevik të Madh, për të shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta pas vdekjes tragjike të tij.

Agim Berisha, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, humbi jetën para dy ditësh si pasojë e një aksidenti në qytetin e Prizrenit.

Ai ishte një figurë e njohur dhe e respektuar në zonën e Klinës, me një kontribut të çmuar gjatë luftës çlirimtare.