Lagjja “Perlina” në Klinë mbetet pa ndriçim rrugor tash e një javë

Banorët e lagjes “Perlina” në Klinë po përballen me një problem serioz tash e një javë, pasi ndriçimi rrugor në këtë zonë është fikur dhe ende nuk është rregulluar. Rrugët mbeten në errësirë totale gjatë natës, duke rrezikuar sigurinë e banorëve, sidomos të fëmijëve.

Sipas tyre, mungesa e dritave në rrugë ka krijuar një ambient të pasigurt, veçanërisht për shkak të lëvizjes së automjeteve, disa prej të cilave nuk kanë ndriçim të duhur. Kjo shton rrezikun për ndonjë aksident eventual.

“Jemi të shqetësuar dhe të indinjuar nga mosreagimi i institucioneve. Një javë pa ndriçim është e papranueshme për një lagje që është pjesë e qytetit. Kërkojmë që të merren masa sa më parë,” shprehen banorët për Klina.info

Ata i bëjnë thirrje komunës dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të rikthejnë ndriçimin rrugor, duke siguruar kështu një ambient më të sigurt për të gjithë.

Banorët kanë kërkuar nga Klina.info që ta publikojnë këtë shqetësim, në mënyrë që problemi të marrë vëmendjen e duhur dhe të mos anashkalohet nga organet kompetente.