Komuna e Klinës ka njoftuar se më 12 qershor 2025, duke filluar nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës do të mbahet debat publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2026–2028.
Të gjitha institucionet komunale, qytetarët, organizatat joqeveritare, përfaqësuesit e bizneseve, kryetarët e fshatrave, bashkësitë lokale, mediat dhe të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë takim konsultativ.
Qëllimi i këtij debati është rritja e transparencës dhe përfshirja e qytetarëve dhe palëve të tjera në procesin e planifikimit buxhetor komunal. Dokumenti i Kornizës Afatmesme Buxhetore mund të merret në formë fizike në Zyrën e Shërbimit për Punë të Kuvendit të Komunës së Klinës, ndërsa është gjithashtu i qasshëm edhe në faqen zyrtare të komunës dhe në Platformën e Qeverisë për Konsultime Publike.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë propozimet apo sugjerimet e tyre me shkrim në zyrat e Kuvendit (kati i parë, zyra e dytë) ose përmes email-it tek zyrtarët përgjegjës:
• Ahmet Berisha: [email protected]
• Vlora Tafili: [email protected]
Propozimet do të merren parasysh deri në ditën e mbajtjes së debatit dhe gjatë zhvillimit të tij. Pas përfundimit të fazës së diskutimit publik, ato do të shqyrtohen në seancën e ardhshme të Kuvendit të Komunës, në përputhje me dispozitat ligjore.