Nga Gllareva në ringjet evropiane: Bujar Hysen Balaj shpallet kampion ndërkombëtar duke përfaqësuar Gjermaninë

Bujar Hysen Balaj, mërgimtari nga Gllareva e Klinës që jeton në Gjermani, ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare të boksit. Ai ka fituar titullin kampion në një turne ndërkombëtar, duke mposhtur përfaqësuesit e Irlandës dhe Francës, teksa përfaqësoi me sukses shtetin gjerman,shkruan Klina info.

Pavarësisht se përfaqëson Gjermaninë në garat zyrtare, Balaj nuk ka harruar rrënjët e tij. Ai vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me vendlindjen dhe ka qenë mbështetës i rregullt i Klubit të Boksit “Dukagjini” nga Klina, që udhëhiqet nga Hajdin Balaj.

Ky sukses është një dëshmi e përkushtimit dhe punës së palodhur të Balajt, i cili mbetet shembull frymëzimi për të rinjtë shqiptarë, si në vend ashtu edhe në diasporë./Klina info/