Prend BUZHALA:
Muaji maj është muaji i përkujtimoreve të ndryshme, që ndërlidhen me histori kombëtare, me ngjarje botërore apo figura të rëndësishme që kanë lënë gjurmë në kujtesën kolektive.
Është 5 Maji – Dita e Dëshmorëve të Atdheut Shqipëri dhe Kosovë. Është ditëlindja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut.Ështl 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Është 8 Maji – Dita e Fitores kundër fashizmit në Evropë. Është 9 Maji – Dita e Evropës… Përkujtohen shkrimtarët tanë, si Naimi, Mustafa Greblleshi, Kin Dushi, Vexhi Buharaja, Haki Stërmilli, Enest Koliqi, Nonda Bulka, Mustafa Greblleshi, Loni Papa etj.
Përkuhtihen rënie dëshmorësh, masakrash, figurash kombëtare etje tj.
Ndërkaq, Njëzetenjë maji, qe disa dekada, në Klinë shënohet vazhdimisht në përkujtim të tri figurave: Osman R. Gashit nga Çabiqi i Klinës (krijues, piktor, aktor e njeri i kulturës) që humbi jetën më 21 maj 1980, Jetullah Deskut nga Siqeva e Klknëls që u u vra nga ushtria jugosllave më 18 maj 1990, por që varimi i tij u bë më 21 maj 1990 dhe Arben Halitit, dëshmor i UÇK-së nga Jashanica e Klinës që ra dëshmor më 21 maj të vitit 1998. Për të tri këto figura kam shkruar ndër vite… dhe i kam përkujtuar ndër vite: nëpër manifestime, përkujtimroe apo në shtypin tonë.
1.
Tre njerëz. Tre zëra. Tri drita.
Tre Emra, Një Histori Frymëzimi
Në jetën e çdo kombi, disa emra shkëlqejnë më shumë se të tjerët, sepse ata janë pasqyrë e një periudhe, një epoke, një ndryshimi të madh. Këta emra, që janë të lidhur ngushtë me rrugëtimin e shoqërisë, na kujtojnë se sinjerëz të guximshëm krijojnë histori që kalojnë përtej kohës së tyre. Osman R. Gashi, Jetullah Desku dhe Arben Haliti janë tre emra që lidhin një histori frymëzimi dhe fuqie që do të vijojë të ndriçojë edhe brezat që do të vijnë.
Në kohë të ndryshme, por me një qëllim: të lënë pas kujtimin e përjetshëm, por edhe por frymëzim.
Dhe sot, kur përulemi me mall,
ngremë kokën për atë që mbeti: vepra, fjala, shembulli.
Ata janë e shkuara jonë e lavdishme, janë pranë nesh – në librat që hapim, në ngjarjet që organizojmë, në fjalët që ende na frymëzojnë.
Në rrugët ku ndjekim gjurmët e tyre,
ata janë udhërrëfyes të përjetshëm.
Ka njerëz që ikin, dhe pas tyre mbetet heshtja.
Por ka edhe nga ata që, kur ikin, e thyejnë heshtjen përjetësisht.
Sepse ajo që lanë pas – nuk është vetëm kujtim,
por jetë që vijon të ndriçojë,
si dritë e palodhshme në kujtesën e një kombi.
Osman R. Gashi është dëshmia se dashuria për artin dhe atdheun lë gjurmë të pashlyeshme në histori.
Jehona e Dukagjinit ishte zëri i një brezi, por ishte edhe zëri i Osmanit që ende flet me ne.
Sot, në çdo përpjekje për kulturë, ndjejmë praninë e tij – si burim frymëzimi e përgjegjësie.
Tragjike ishte ndarja, por e lavdishme është trashëgimia.
Në përvjetor të ndarjes nga jeta, përulemi me mirënjohje para jetës dhe veprës së tij shumëdimensionale.
Më 18 maj 1990, në kohën e përndjekjeve e shtypjes së popullit shqiptar në Kosovë, bie Jetullah Desku, i vrarë nga forcat e APJ-së. Ai u shndërrua në simbol të refuzimit të një ushtrie pushtuese, dhe në emblemë të një brezi që zgjodhi dinjitetin mbi detyrimin ushtarak. Varrosja e tij më 21 maj u kthye në manifestim kombëtar, ndërsa në të njëjtën kohë, shkrimtarët e Kosovës sfidonin regjimin në sallën e kulturës së Klinës me poezi kushtuar dëshmorit – një akt i rrallë guximi e proteste letrare.
Jetullahu përfaqëson jo vetëm një jetë të flijuar për lirinë, por një moment kthesë historike, kur refuzimi i APJ-së ishte shenjë e emancipimit dhe orientimit kombëtar drejt vlerave të Perëndimit, demokracisë dhe shtetformimit.
Rrëfimi për Jetullahun nuk ndalet te koha e vrasjes. Ajo gërshetohet me historinë e familjes Desku, prejardhjen nga Berisha e Madhe e deri në Siçevë, si dhe rezistencën e tyre ndër breza – kundër perandorive osmane e sllave. Kjo histori është pjesë e etnogjenezës dhe identitetit tonë.
“Republika e Kosovës është fjalë besimi, është fjalë mbi të gjitha fjalët. Emrat si Jetullah Desku janë dëshmitarët e kësaj fjale – të Besës.”
Sot përulemi me nderim para kujtimit të Arben Halitit, djalit të Jashanicës së Epërme, që i dha emër brigadës, krenari familjes dhe dritë rrugës së lirisë. Më 21 maj 1998, Arbeni ra dëshmor në betejë kundër pushtuesit serb – duke luftuar i plagosur deri në fishekun e fundit.
Në një kohë kur shumë të rinj kërkonin rrugë shpëtimi jashtë vendit, Arbeni zgjodhi të qëndrojë dhe të luftojë për Kosovën. Ai ishte ndër të parët që iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndër të parët që e pagoi me jetë këtë ideal. I burgosur, torturuar dhe lënë pa ndihmë mjekësore nga forcat serbe, ai u martirizua si një hero i madh.
Me emrin e tij u pagëzua Brigada 112 e UÇK-së, e cila mbajti emrin e Arben Halitit edhe pas luftës, në strukturat e TMK-së. Arbeni mbeti një simbol jo vetëm i guximit dhe trimërisë, por edhe i përkushtimit pa kushte ndaj lirisë, duke thënë fjalët që sot janë testament për brezat:
“Nuk është gjë me e dhanë jetën për liri… Nëse vdes, më mbuloni me flamur.”
Ai ishte dëshmori i parë i zonës së Klinës, por kujtimi për të është i përjetshëm në zemrat e bashkëluftëtarëve, familjes dhe gjithë atyre që sot jetojnë falë sakrificës së tij.
Lavdi përjetë dëshmorit Arben Haliti.
Nder e respekt për familjen Haliti.
2. EMRI I OSMAN R. GASHIT– EMBLEMË E KULTURËS NË KLINË
Emri i Osman R. Gashit– emblemë e kulturës në Klinë dhe më gjerë.
Osman R. Gashi ishte dhe mbetet shembulli i atij që jetën e vet ia fali artit, arsimit dhe identitetit kombëtar.
Emri i Osman R. Gashit (1943-1980), poet, dramaturg, prozator, aktor e regjisor mbetet personifikim i një gjenerate që e kanë kuptuar dhe shikuar artin në totalitetin e tij, sikundër do të thoshte Hegël. Kur e kishte arritur majën e pjekurisë krijuese dhe kur ishte në kulmin e energjive të tij vepruese, e humb jetën tragjikisht në një aksident komunikacioni më 21 maj të vitit 1980.
Osman R. Gashi ishte poet, aktor, regjisor, dramaturg, ishte themelues i shpirtit kulturor të Klinës. Vepra e tij vazhdon të na frymëzojë… Në kulturë ende frymon një copë e shpirtit të Osman R. Gashit. Ai iku herët, por mbeti përgjithmonë në përjetësi, si simbol i pasionit për artin dhe për kombin. Kujtojmë Osman R. Gashin jo për dhimbjen që solli ndarja, por për dritën që na la trashëgim. Kultura shqiptare ia ka borxh kujtimin, nderimin dhe ringjalljen e veprës së tij. Një jetë e shkurtër, por me përjetësi krijuese.
Po e theksojmë që në fillim se Osman R. Gashi është njeri i kulturës dhe si i tillë ka mbetur në kujtesën e historisë moderne shqiptare, jo vetëm të asaj të Klinës, por përgjithësisht të Kosovës. Madje, emri i tij është sinonim i emrit “Jehona e Dukagjinit”, që jehoi nëpër dekada e që vjen, si jehonë e tillë edhe sot.
Mesazhet njerëzore e atdhetare të krijimtarisë së tij letrare; mesazhet e varrëve e të plagëve të truallit, të pikëzuara në pikturë, si dhe pesha e shungullimës shpirtërore e aktorit të skenës e të regjisorit të frytshëm, – janë trashëgimi, gjurmë e shenjë arti edhe për kohët e sotme. Pasionet e interesimet e tij për artet dhe kulturën ishin të shumëllojshme e të shumëfishta. Gjithsesi, krijimtaria e tij në shumë fusha të artit: në letërsi, në artet figurative, në artin e skenës e të filmit dhe në fushën e jetës kulturore, do ta nxisë kureshtjen hulumtuesit e të studiuesit të ardhshëm për të gjurmuar strukturat e veprës artistike, nga njëra anë, si dhe kontekstin shoqëror të kushtëzimeve të ndërsjella të këtyre arteve, nga ana tjetër.
Kjo do të thotë se në kontekstin historik-artistik të viteve ’60, ’70 të shekullit njëzet e këndej, fenomenologjia e arteve në Kosovë kishte procesin e vet të ndërlikuar në qenësinë e veprës artistike e ndërveprimet e përbashkëta, ashtu sikundër i kishte edhe hierarkinë e vlerave e që do t’ishte objekt studimi i një estetike krahasimtare të arteve. I lindur më 18 prill 1943 në fshatin Çabiq të Klinës, ishte ndër të rrallët që e mori rrugën e arsimimit e të mësuesisë.
Dëshirën për t’u bërë mësues ai e mori nga mësuesi i tij i parë, më 1951, kur mësimi edhe në këtë fshat atëherë ende zhvillohej nëpër shtëpitë shkolla. Mandej, më 1960 regjistrohet në shkollën e mesme të artit në Pejë. Për vite të tëra ishte i vetmi nxënës nga Klina në këtë shkollë! Kishte fituar përvojë të re artistike, kurse mandej do të punojë si mësues në shkollën fillore të Ujmirit. Banorët e nxënësit e kësaj ane e mbajnë në mend për hapjen e shumë ekspozitave, për organizmin e orëve letrare e të shfaqjeve teatrale.
Pasion e kishte letërsinë. Por ai i kishte pasion edhe artin dramatik dhe pikturën, që do t’i studiojë përnjëherësh dhe do të diplomojë në Shkollën e Lartë pedagogjike të Artit Dramatik dhe në degën e Artit Figurativ. Mandej ka punuar si aktor në seksionin e dramës shqipe të Teatrit të pakicave në Shkup. Si njeri i kulturës punoi në Gllogoc e në Klinë. Punoi me shumë grupe teatrore amatore e profesionale, bashkëpunoi me “Kosovafilmin”, organizoi shumë manifestime në shkallë kombëtare të Kosovës etj. Me krijimtari letrare Osman R. Gashi është marrë që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar, duke botuar poezi, tregime, reportazhe e krijime tjera letrare në gazetat “Rilindja”, “Zani i rinisë”, “Bota e re” e në revistën letrare “Jeta e re”, që dilnin në Prishtinë, apo në gazetën “Flaka e vëllazërimit” e në revistën “Jehona” që dilnin në Shkup. Sa qe gjallë i botoi librat e poezive “Heshtja pastë ndjesë” (1979) dhe “Vetëm një emër” (1980), që të dyja në botim të klubit letrar të qytetit të Klinës. Ishte koha kur ai nisi botimin e revistës kulturore-letrare “Jehona e Dukagjinit” (revistë lokale klinase). Vlen tël theksohet se libri i dytë i poezive, “Vetëm një emër”, i cili pati dalë nga shtypi ditën që po varrosej Osmani, ta kujtonte feniksin antik, që ringjallet nga hiri i vet: këtu, praninë shpirtërore të krijuesit që po vdiste i ri, po e vazhdonte fryma konkrete e poezisë! Ato 37 vite jetë ishin një përkushtim i madh për artet.
komunizmi që i përjetuan ato gjenerata.
Në skenën e historisë më të re, po vërshonte entuziazmi i rinisë për dije e kulturë, për ta njohur vetveten dhe për ta realizuar vetveten si komb. Dhe dy shtyllat që vunë në lëvizje këtë shpërthim entuziazmi, ishin arsimi dhe kultura. Ishte koha kur më 1967-68, po përkujtohej 500-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, po përkujtohej 50-vjetori i Kongresit të Manastirit, u rizbulua Flamuri Kombëtar dhe historia jonë e anatemuar, po nln ato shtrëngesa të sistemit. Regjimi serb ishte kujdesur që në përdorim zyrtar pikërisht në Klinë, të viheshin emra si Metohi, për Klinën, sepse e dinte që Klina është emërtim ilir, apo emra të tjerë sllavë eqë i mënjanonte ata shqiptarë.
Kësisoj, më 1969, përpos hapjes së gjimnazit, Klina përjetoi edhe një ngjarje tjetër të gëzuar, siç ishte themelimi i Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, dhe ku këtyre proceseve në kulturë iu priu Osman R. Gashi, duke i vënë edhe emrin që e ka sot, sado që serbët nuk pajtoheshin me emërtimin Dukagjin, sepse, sipas tyre, ishte emër shqiptaromadh, që përfshinte jo vetëm gjysmën e Kosovës si rajon, por edhe krahina të tëra në Shqipërinë veriore dhe, si i tillë, emërtimi kishte përcaktim të fortë nacional për kohën që godiste vatrën serbomadhe të sundimit kulturor.
iahin dashamirës të kulturës e të artit ata që menjëherë themeluan jo vetëm SHK “Jehona e Dukagjinit”, por edhe shoqëri të tjera kulturo-artistike, për ta zhvilluar jetën kulturore këndej në lëmit e muzikës, folklorit, artit dramatik, artit figurativ, letra etj dhe duke organizuar dhe aftësimin e instrumentalistëve të rinj.
Formohen sesionet e këngëve dhe valleve, popullore, ato të dramës, folklorit, piktorëve, recituesve, instrumentalistëve dhe formohet edhe Klubi letrar. Më vonë do të formohen dhe sesioni i korit muzikor, sesioni i rapsodëve.
Pastaj shembullin e “Jehonës…” e ndjekin edhe formimi i SHKA-ve të reja, si “Zëri i Llapushës” në Carrallukë, “SHKA e Gjimnazit “Luigj Gurakuqi”, “Fan Noli” e Zllakuqanit”, “Vëllazëria” e Kijevës e më vonë SHKA BESA etj,e Çabiqit etj sepse në këto mese kishte dhe objekte të shtëpive të kulturës.
Zhvillohen veprimtari jo vetëm në Klinë, por edhe jashtë Klinës, për aq e aq dekada, nëpër të gjitha viset e Kosovës, Jugosllavisë, madje edhe në Shqipëri e në vende të Evropës Europerëndimore. Jeta kulturore po çonte përpara afirmimin e vlerave kulturore, po afirmonte dashurinë ndaj punës dhe artit, ndaj vlerave atdhetare e historike, po përhapte artin dhe kulturën dhe merrte pjesë nëpër manifestimet anekënd Kosovës e jashtë saj, ani se petku ideologjik nuk i shqitej si etiketë , nën të cilën vrujonte diçka tjetër, shpirti shqiptar. SHKA-të kishin dhe kuvendet e organet e veta drejtuese e mbikëqyrëse, kishin këshillat artistike profesionale, kishte planprogramet e veta të punës, kishin orarin e ushtrimeve dhe të punës,
Së këndejmi, pikërisht me insistimin e iniciativën e Osman R. Gashit, më 1970, në komunën e Klinës gjatë atyre dekadave, u zhvilluan dhe u mbajtën një avrg manifestimesh vjetore, si Rivista Kulturore e Majit, e cila mbahej për një javë rresht, me karakter garues të shkollave e shoqatave kulturo-artistike, e ku shfaqeshin programe muzikore, folklorike, shfaqeshin pjesë teatrale, shpërbleheshin punimet më të mira letrare sipas një konkursi letrar, jepeshin shpërblime për zërin më të mirë në muzikë, për veshjen ë të mirë të ansambleve, hapeshin ekspozita figurative, ku shpërblehej punimi më i mirë figurativ, zhvilloheshin ndeshje sportive me karakter garues, që i jepnin dinamizëm të papërsëritshëm atyre garave, jepej dhuratë për matematicienin më të mirë, Klubi letrar mbante orët e veta letrare dhe shpërndante falas revistën, kurse tëtë manifestimin e përcillnin mjetet e informimit, radios, televizionit dhe gazetës “Rilindja”.
jepeshin mirënjohje për veprimtarët më të dalluar të kulturës. Kësisoj, në atë manifestim hapet ekspozita e parë figurative e tre piktorëve Osman R. Gashit, Mustafa Ferizit dhe Halil Gashit, me 30 vepra figurative, vizatime e grafika, në foajeun e Shtëpisë së kulturës, dhe përshtypjet e tyre i kishin shënuar afro njëmijë shikues. Kështu, në Festivalin e Parë Komunal më 1970, vendin e parë për programet muzikore e zë SHKA “Adem Bajrami nga Kijeva”, të dyton SHKA e shkollës fillore “Zenel Hajdini” nga Ujëmiri dhe të tretin Ansambli muzikor i Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dzkagjinit” dhe ai i shkollës filore, ql atëherë quhej “Vuk Karaxhiq” e sot quhet “Ismet Rraci”. Për poezi u shpërblyen Prend Buzhala, Tahir Foniqi dhe Osman R. Gashi… Kështu nisi kultura e re në Klinë.
Objekti i ri i Shtëpisë së Kulturës jo vetëm shërbente për tubimin e entuziastëve të kulturës, por ajo jepte shfaqje të shumta e të rregulta teatrore nga viset tjera të Kosovës e jashtë saj, jepte filma artistike dhe programe të panumërta muzikore. Entuziazëm të madh u krijua, kur për herë të parë erdhi në Klinë njl ansambël muzikor dhe kur u dha edhe drama e parë nga Shqipëria “Baca i Gjetajve”. Ishte pikërisht merita e Osman R. Gashit që u vunë lidhjet ndëvëllazërore kulturore mes Klinës dhe trupave teatrore, kulturore e muzikore që vinin nga Shqipëria në Kosovë, sado që syri vëzhgues i Sigurimit shtetëror jugosllav apo edhe ai shqiptar, e bënin të veten.
Veprimtaria e Osman R. Gashit në lëmin e kulturës shtihet n dy rrafshe: në atë personal (si piktor, regjisor, aktor, krijues letrar) dhe në atë të përgjithshëm, si organizator, botues, drejtues institucionesh të kulturës, si i asaj të Shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë apo i SHKA “Vëllazëria” në Kijevë etj, drejtues sesionesh dramatike kudo që ishte, si dhe kryeredaktor i revistës “Jehona e Dukagjinit”. Shfaqjet teatrore dhe programet kulturore të kësaj shtëpie të kulturës, janë dhënë anembanë Kosovës e jashtë saj, kurse krijuesit letrarë merrnin pjesë kudo nëpër manifestimet më të rëndësishme të kohës, nëpër qendra e arsimit të lartë, si në Universitetin e Prishtinës, në ambiente studentore të SHLP-ve në Prizren e Gjakovë etj. Osman R, Gashi,
3. JETULLA DESKU, SIMBOL I REFUZIMIT TË NJË USHTRIE PUSHTUESE, EMBLEMË E NJË BREZI QË ZGJODHI DINJITETIN MBI DETYRIMIN USHTARAK
(Për Jetullah Deskun 35-vjetori i përkujtimit)
Qe 35 vjet përkujtohet emri i Jetullah Deskut, i vrarë nga ushtria armike, në APJ, më 18 maj 1990. Nëpër këto dekada, në këto përkujtime, është shqiptuar Fjala e Gjallë dhe Fjala e Shkruar, si vlera të kujtesës për kryevlerat tona të përjetshme, për atdhesinë e shqiptarësinë, sepse të përjetshëm janë njerëzit që janë flijuar për to. Pikërisht, më 21 maj, kur po varrosej trupi i Jetullah Deskut, në sallën e Shtëpisë së atëhershme të kulturës “Jehona e Dukagjinit”, po mbahej një orë letrare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe e Grupit letrar “Jehona e Dukagjinit”, ndër të cilët, vargjet e veta kushtuar Jetullahut të rënë, i lexonte edhe Tahir Desku. Sado që brenda sallës vinin e dilnin edhe policë serbë të uniformuar, apo hafije të regjimit, shkrimtarët e thanë fjalën e tyre: e shprehën protestën e tyre publike e krijuese kundër vrasjeve të shqiptarëve që po ndodhnin në APJ. Kurse sot, pas 35 vjetësh, përkujtojmë në rrethana të lirisë e të triumfit historik të flijimeve shqiptare.
Rëndom, njerëzit e letrave, siç janë shkrimtarët apo publicistët, vijnë me Fjalën e Tyre të shkruar edhe në formë libri, si është ky i Jusuf Bytyçit me titullin kuptimplotë “Jetullah Desku, emër i pashuar”, i botuar ë para 20 vjetësh. Së bashku me përkujtimin për dëshmorin, libri ka moshën e tij jubilare. Libri mbetet shkronjë e shkruar përgjithmonë dhe e përcjell kujtesën e tillë përjetësisht. Përnjëmend, thuhet se ekzistojnë fjalë, të cilat i shqiptojnë vetëm shkrimtarët, shenjtorët dhe profetët, sepse nuk janë fjalë të thjeshta, mbasi shohin edhe atë që nuk e shohin dhe ndiejnë atë që nuk e shohin dhe ndiejnë të tjerët, sepse kujtesën së tillë të përbashkët arrijnë ta monumentalizojnë në libër a Fjalë të Shkruar, kurse dhimbjes së pafund njerëzore a vetëflijimeve të pafund, ata dinë të ia kthejnë dinjitetin dhe vatrën e pashuar të jetës, mu ashtu si krijuesi popullor, dikur, ishte shprehur te kënga e dhembshme kunshtuar Urës së Qabesë:
Se në pyettë nëna për mua
i thuani se u martua
se në pyettë çfarë nise mori
pesë plumba te kraharori
Kjo ishte kënga jonë e kujtesës për djemtë e vëllezërit që nënat tona i përcillnin në ushtri të huaja, në kohët e perandorive apo të mbretërive pushtuese, e jo pak ndër ta ktheheshin të vdekur, ashtu si po ndodhte edhe në atë gjysmëshekulli më parë, më 1990. Ishte koha e Kthesës së Madhe, kur u vra Jetullahu. Koha kur një komb i tërë i kishte shkëputur zinxhirët e brendshëm, ndjehej i lirë shpirtërisht, por i robëruar fizikisht. Dhe nuk ka kryevepër më të madhe historike, se ta shkëputësh një komb nga zinxhirët e tillë të shpirtit të robëruar. Këtë po e bënte lëvizja e atëhershme politike, kombëtare, qytetare e demokratike e kohës. Po ndodhte dhe një kryevepër tjetër, e re historike: për herë të parë kombi ynë po drejtohej kah bota perëndimore, sepse perandoritë orientale e sllave ia kishin ndaluar përqafimin e kultivimin e këtyre vlerave. Prandaj, shembulli i madh i familjes Desku që i tha JO Armatës Jugosllave, mu në Beograd apo nëpër kazermat e gjyqet ushtarake të Beogradit e të Serbisë, një JO edhe në pjesëmarrjen e tyre në varrim; ishte një JO E MADHE KOMBËTARE. Ai varrim i Jetullahut u shndërrua në një manifestim kombëtar.
Ishte ajo etja e madhe e një kombi për të qenë i barabartë me të tjerët, për ta pasur lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e vet. Emri i Jetullahut u mor si emblemë e tillë e kësaj ane, në ato vite vlimesh me përmbajtje të re qytetare, historike e kombëtare. Një emër i thjeshtë, po i jepte zë një kohe të tërë kthesash historike.
Dhe ky vizion u tregua triumfues në vitet që pasuan. Bota perëndimore po i hapte dyert e veta për t’i dëgjuar kërkesat e shqiptarëve. Dhe jo vetëm që i hapi dyert, por edhe e ndërtoi solidaritetin e madh historik me ne. Një solidaritet i ndërtuar me shumë punë e mund të organizuar, me urtinë e dijen e shquar proverbiale të kohës. Me secilën hallkë të pashkëputshme kombëtare që u vu në veprim nga diaspora shqiptaro-amerikane e nga ajo europerëndimore. Ishte Koha e Papërsëritshme historike që po shkëpuste zinxhirë robërie e po farkonte hallka të reja lirie. Bota Perëndimore e pëlqeu kryengritjen e madhe paqësore të kohës. Por Serbisë nuk i mjaftoi Kryengritja e tillë. Kosova e mori armën në dorë, nëpërmes luftëtarëve të UÇK-së, por Bota Perëndimore e pas se as arma e UÇK-së nuk i mjaftoi Kosovës për t’i liruar nga Serbia. Prandaj ndërmori solidaritetin e premtuar që më 1990, duke e bombarduar Serbinë në të gjitha caqet e saj dhe duke ia treguar rrugët se kah duhet të largohet nga Kosova.
Së këndejmi, përkujtimi sotëm na vjen dhe si homazh atdhetar: me dashurinë ndaj atdheut dhe dijes, zhvillimit dhe përparimit, lirisë dhe paqes.
Ky libër, duke na i kujtuar ato vite dekadash, jep kabllot e vërshimit të popullit nga gjitha anët për t’ia dhënë homazhin e merituar kombëtar jo vetëm Jetullahut, por për ta dhënë shembullin e vet të mobilizimit kundër regjimit pushtues serb për një dekadë rresht gjatë viteve ’90.
Është i natyrshëm një shpalim edhe i shëmbëlltyrës së Jetullah Deskut, që nga fëmijëria e deri te rënia e tij. Është natyrshme që për Jetullahun janë shkruar vargje, janë thurë edhe këngë, kurse pas luftës ëshët shkruar edhe njëlibër dhe është xhiruar dhe një film dokmentarme vlerë të madhe dëshmie. Mandej Kujtesa, kjo muzë e shenjave të mbetura përjetësisht ndër mote, tek ky libër na shpie te etnogjeneza e familjes dhe te historia e fshatit Siçevë.
Edhe kjo familje, edhe Siqeva, si kudo viset shqiptare, kanë të kaluarën e vet liridashëse e trashëgimore, kanë emrat e kujtesës së vet, emrat e vet ëë qëndresës kundër Perandorisë otomane dhe asaj serbe, për disa shekuj rresht. Të mos harrojmë: kombet e civilizuara i kushtojnë shumë rëndësi gjenealogjisë së familjes dhe historisë së vendbanimeve, mbasi ato përbëjnë trashëgiminë tonë historike, shpirtërore e materiale. Rrugëtimi i kësaj familjeje, peripecitë e saj, janë dhënë nëpërmes dëshmisë së gjallë të kujtesës popullore, dhe nisin me rravgimet e saj nga Berisha e Madhe, për në Nepolje të Dukagjinit, Gjurgjevikut të Madh, Turiqvecit si familje e krishterë katolike shqiptare, për t’u vendosur së fundmi në Siqevë e ku brenda një familjeje, tashmë të konvertuar në besimin islam, bashkëjetonin anëtarë të të dy besimeve, e njohur si bashkëjetesë proverbiale shqiptare, një model botëror sot i pranuar botërisht me termin TOLERANCË NDËRFETARE. Sepse nëpërmes këtyre gjenealogjive ne dëshmojmë para vetvetes së pari, dhe para botës, se kush jemi, dhe kush kemi qenë.
Te emblema e një emri të thjeshtë, sikundër ishte ky i Jetullah Deskut, nuk ke se si të mos sintetizosh bëma e ngjarje, njerëz e breza, zhvillime historike dhe vetë-bërjen e historisë deri te lufta e UÇK-së dhe tutje, deri te koha e sotme. Pra, të mos harrojmë: historia bëhet për çdo ditë, madje ajo po bëhet edhe sot. Nuk është e habitshme pse shprehja Republika e Kosovës, ishte Ide mbi të gjitha idetë, ishte e na është edhe sot një kryeide, ishte mendimi më i shenjtëruar, ishte vetëdija jonë për atdhesinë e shtrenjtë; edhe sot është kaq e shtrenjtë, më e shtrenjta, është fjalë mbi të gjitha fjalët, është FJALË E BESËS, ashtu sikundër do të thoshte edhe kënga popullore, e kënduar në çastet më dramatike e më heroike: “Besa besë, besën ta kem dhanë”. Kjo Fjalë e Madhe e Besës, e shqiptuar ndër breza, nuk bën të lakohet me lakmi të pafund për ta ligështuar Republikën, sepse ende na ther plaga e ftohtë e së kaluarës me emra të pagjeturish, me të rënë, të vrarë e të zhdukur të shumtë, si emra lavdie gjithsesi.
4. KUR RA DËSHMORI I PARË I ZONËS…
(Homazh në përvjetorin e rënies së dëshmorit Arben Haliti (1976–1998)
Shpesh është dëgjuar të përmendet emri i Arben Halitit (1976-1998) gjatë luftës çlirimtare e pas saj. Ai ra më 21 maj të vitit 1998. Me emrin e këtij dëshmori është pagëzuar Brigada 112 e UÇK-së e, mbas luftës, po kjo Brigadë e TMK-së e trashëgon emrin e tij. Familja Halitaj njihej në këto anë. Në kullat e tyre gjenin strehim çetat e Azem Bejtës, Sadik Ramës, Kamer Loshit, Nak Berishës e Myftar Dautit. Njihen luftëtarët në zë të Ozdrimit (si i thuhet ndryshe asaj pjese të Jashanicës së Epërme ku lindi Arbeni), sikundër janë Mal Ozdrimi, Mydtar Dauti apo Hysen Thaçi, që e luftonin Serbinë dhe i digjnin postkomandat serboçetnike.
“Isha komandant i tij…Ai ishte dëshmori i parë i Zonës sonë. Kur i formuam batalionet e mandej edhe brigadat e luftës, gjatë vititi 1998, biseduam me komandant Abedin Rexhën e me Shabanin dhe morëm vendim që brigada 112 ta marrë emrin e Arben Halitit. Ishte e para Brigadë çlirimtare në Kosovë që e merrte emrin e një dëshmori të UÇK-së. Këtë emër e meritoi Brigada jonë”, thotë Hashim Haliti (aktualisht kryetar I SHVL në Klinë), i afërm e bashkëluftëtar i dëshmorit.
Arben Haliti u lind më 2 janar 1976 në Jashanicë të Epërme të komunës së Klinës. Në Klinë e ka kryer shkollën e mesme. “Më kujtohet kur na tha se donte me shkue ushtar. S’kishim ,kurrfarë dijenie se ka ndonjë Ushtri ndokund në Kosovë. ‘Mos po don me shkue në ushtri t’Serbisë,a’, I thanë. ‘Jo, edhe Kosova ka ushtri t’veten’ , na e ktheu Arbeni përgjigjen. Pra, ai ka ditur për UÇK-në para se ajo të dilte publikisht në skenë. Arbenin e kishim vëlla e prind, u burrnue shumë i ri, sepse qe 21 vjet na ka vdekë baba, Azizi. ‘Duhet me e çue krejt popullin n’luftë, se dikush po e dikush jo, nuk ban..S’asht gja me e dhanë jetën për liri. Ani, e gëzojnë të tjerët….Mund edhe të vritem, po ju s’ban me u mërzitë, se për Kosovë jam dalë me luftue’ na thoshte Arbeni”.
Kështu na rrëfente para sa vjetësh motra e Arbenit, Bahtie Haliti. Kështu e kujton edhe sot atë bisedë me të vëllanë. Bahtija aktualisht është drejtuese e Këshillit të Lirive e të Drejtave Njerëzore në Klinë.
Ishte, ajo kohë, kur shumë të rinj mësynin botën e jashtme, por Arbeni nuk doli, qëndroi në Kosovë. Motra prapë rrëfen për të vëllanë dëshmor:
“Unë vetë, punojsha emblema të UÇK-së. ‘Motër, nëse vdes, me më mbulue me flamur’, ma la amanet. Kam lexue dikund se komandant Bekim Shyti e ka çmue shumë Arbenin… Më kujtohet, krejt ndihmat solidare, qëe vijshin prej Klinës e katundeve përret a prej anëve tjera të Kosovës, shkonin nëpërmes duerve e shtigjeve që I çilte Arbeni.Edhe komandant Abedin rexha – Sandokani, e ka dashtë shumë Arbenin”. Arbeni që I ri, thonë familjarët e tij, e ka dashur armën, të cilën e mësonte nga xhaxhai Rama. Bashkëluftëtarët e tij thonë se atë e gëzonin pa masë sulmet e para të UÇK-së gjatë vitit 1997 në Klisyrë e Vojnik e që I drejtomnin Adem Jashari e Abedin Rexha – Sandokani
(Paranteza e parë:
Le t’i lejohet autorit të këtyre rreshtave ta shënojë një episod të datës 18 shkurt 1998 në cilësinë e korrespondentit të gazetës “Bujku”, kur qesh ndaluar e trajtuar nga policia për tri orë rresht me afro 70 udhëtarë të tjerë. Në përgatitjen e raportit ditor me titullin “Krisma armësh natën, keqtrajtime e ndalime…”, informatat që i mblidhja, i dërgoja në NKMLDNJ e në Komisionin komunal për Informim e mandej ato i ritheksoja si të atyre burimeve; shënohet edhe ky detaj: ”Mbrëmë, që nga ora 22 e 30 minuta, për një orë rresht, ka pasur rafale e të shtëna të pandërprera nga shumë lloje armësh. Pastaj, policia ka përdorë raketa ndriçuese për vëzhgimin e terrenit”. Mësimi nuk zhvillohet në shkollën e Jashanicës. Kontaktoj me telefon me redaksinë për gjendjen. Shtetrrethim e gjendje e rëndë në lagjën e Slivovëve, ku vjen e depërton një gru gazetarësh të “Bujkut”. Detaji nuk do të kishte rëndësi, sikur në reportazhin e po asaj dite të gazetës së 19 shkurtit, me titullin “A ka shpresë për Drenicën”, të mos e tërhiqte më vonë, vëmendjen një foto e gazetës, ku dërgoja shkrime, me shpjegimin: “Fëmijët vazhdojnë lojën, nuk njohin plojën serbe”. Në foto majtas, , duke lozur është edhe Arben Haliti si “fëmijë”, me kapelë në kokë. Kurse ai kishte marrë pjesë me bashkëluftëtarë në atë aksion!)
Prandaj, ai mars i stuhishëm i vitit 1998 atë e gjeti të rreshtuar në radhët e UÇK-së. Ishin hapur pikat e para luftarake: ato ishin fillimi i luftës së hapët me forcat serbe. Në ato istikame të hapura e pika lirie: “Pozita e këtyre pikave na impononte një organizim të mirëfilltë ushtarak. Arbeni e drejtonte njësitin diversant. Ishte shumë aktiv në betejat e zhvilluara në fshatrat e komunës së Skenderajt, si në Açarevë, Turiqec, Padalishtë, Çitak, Leqinë e Llaushë”, sqaron komandanti Hashim Haliti. Në marsin e po atij viti, nëna Nazmije, në një mëngjes të hershëm, kishte shkuar ta zgjonte Arbenin, sepse në kodrat e katundit kishte parë të ngritur Flamurin kuqezi. Po ku ta gjente Arbenin? Ai tashmë gjendej në roje praën atij flamuri, me uniformën e UÇK-së. “I kishte 21 vjeç atë vit, kur ai u ba ushtar”, thotë kjo nënëmadhe.
Nëna Nazmije i kujton ditët e fundit me Arbenin: “”Erdh shumë I lodhun natën. Shkoi e I tha jëetyonit me e zavendësue në roje. Piu çaj…E donte shumë këngën për Adem jasharin. Me një radio në dorë fjeti. Të martën shkoi në detyrë të luftës me shokë e prapë u kthye në darkë. Shokët e thirrshin: ‘O Uk!’ E ky iu thoshte se ‘Me marrë aksion pa mue, unë e la ushtrinë e shkoj në shpi’. Mandej ka shkue në roje e të mërkurën e mori bukën me veti, në shtab.”
Arbeni ka marrë pjesë në shumë aksione guerile. I lehtë, ai gjendej në ballë, në Istog, Shushicë, Shtupel. “Kudo ishim së bashku në aksione. Me ne ishin shpesh Pal Mirdita e Naser Halitaj…Një natë na u dha urdhëri ta kryejmë një aksionsë bashku me Arbenin, Palin, Anton Kitajn, Vilson Kitajn e Fatmir Hotin. U nisëm rreth orës tetë të mbrëmjes. Binte shi e një mot I tillë na përshtatej për aksionin që kishin ndërmend ta kryenim. Por duhej të kalonim nëpër sa e sa prita paramilitarësh e serbësh të armatosur, nëpër sa e sa pozicione armike. Këndonim gjatë rrugës. Kur arritëm në Krushevë të Madhe, u përballëm në pritjen e shkijeve. Ne ishim në një traktor. Zbritëm nga traktori e serbët e armatosur na bërtitën ‘Stoj!’ Por këtij kërcënimi sllavisht, ne iu përgjigjëm me pushkët tona të lirisë. Kemi hapur zjarr e aty kanë mbetur të vrarë dy serbë. Distanca ishte shumë e afërt. Kurse tre serbë të tjerë ishin të palgosur. Aty jam plagosur edhe unë me Fatmir Hotin (Fatmiri ka rënë dëeshmor, në betejat e mëvonshme). Shokët që na tërhiqnin netë polagosurve, Arbeni ka shkuar në drejtim tjetër, duke I mbajtur nën zjarr forcatt serbe, Arbeni nuk e njihte atë terren…Të nesërmen, më 20 maj 1998, është plagosur në afërsi të fshatrave Krushevë e Madhe e Rudicë, i rrethuar nga forcat serbe. Luftoi deri në fyshekun e fundit.”, tregon bashkëluftëtari e shoku I tij, Ali Kamberi. Të plagosurit ishin tërhequr me sukses, ndërsa Arbeni luftoi deri në fund, tërë natën. Të nesërmen, më 20 maj, ai ishte plagosur në gju. Ashtu është tërhequr, derisa forcat serbe arrijnë ta ngushtojnë rrethimin dhe, ashtu të palgosur rëndë, e arrestojnë. E kanë dërguar në stacionin e policisë, në Klinë. Aty, serbët me qëllim nuk i ofrojnë ndihmë mjekësore, së paku të trajtoherj sipas ligjeve të luftës, si “rob lufte” e mandej ta gjykonin. Vdes më 21 maj 1998, i likuiduar nga forcat serbe.
(Paranteza e dytë:
Edhe një rrëfim, në cilësinë e korrespondentit: ka të bëjë me raportin ditor “”në Klinë e rrethinë po zhvillohen luftime të ashpra, Granatime, djegie shtëpish e plaçkitje masive”, të datës 23 maj. Luftimet kishin ndodhur në rajonet e Grabanicës e Çeskovës. Kishin rënë në Grabanicë dëshmorë Faruk Elezi e Myrtë Zeneli. Nga Grabanica ranë dëshmorë Isuf Morina, Arben Krasniqi e Xhezair Syla. Në Çeskovë ranë Arif Berisha e Ismet Morina… Shkëputje nëntiujsh nga raporti: Sulmohet fshati Zajm; alarm për mungesë ilaçesh e ushqimesh; shkolla fillore në Këpuz rrafshohet me tokë; motel ‘Nora’ kamp përqendrimi…Shkëputje nga raporti i botuar: “Gjatë dy ditëve të fundit flakët e luftës kanë përfshirë, pothuajse, të gjitha zonat e komunës së Klinës”. Në raport shkëpusdim edhe deklaratën e botuar të Prenkë Palushit, nga Krusheva e Madhe, të arrestuar po astë ditë nga policia serbe po aty ku luftoi Arbeni (Prenk Palushi tash është këshilltar i PDK në Asamblenë Komunale): “Na arrestuan katër vetava, mua fqinjin tim Pashkun, djalin tim, Kastriotin e Filip Berishën….Të lidhur në pranga na dërgojnë për ta para kufomën e serbit të vrarë, Dalibor Llazareviq nga ky fshat. Na keqtrajtuan rëndë. Në stacionin e policisë, ku na dërguan neve dhe Arbenin, Arbenit gjoja i ofruan ndihmë, por rojat serbe thanë se ai vdiq nga gjakderdhja e tepërt”. Kurse tash, në maj 2004, e plotësojmë me pjesën e pabotuar të deklaratës së Prenk Palushit: “Aty, në prani tonën, e patën marrë Arbenin, e tërhiqnin zvarrë dhe e prunë tek ne të arrestuarit. Arbeni qëndronte stoik para atyre bishave. Nuk kam pare njeri më fortë. Vjen mjeku Vesko, gjoja për ‘ndihmë’ të plagosurit. Vdekja e tij, mendoj se erdhi nga torturat çnjerëzore të policisë serbe. Bartës kryesorë të këtij sulmi brutal, ishin serbët lokalë nga Krusheva e Madhe dhe Budisalci: Tiso Gashiq, Mihailo Karaveliq, Miqo Biqanin, Simo Karaveliq, Tomo Perunnoviq, Gjorgje raiqiq etj”, përfundonte deklarata.)
Të nesërmen, më 22 maj, e hedhin kufomën e tij në Pogragjë. Arbeni varroset me nderime kombëtare e ushtarake. “Ishte ceremonia e parë ushtarake për një dëshmor. Aty merrnin pjesë nga Shtabi i Përgjithshëm I UÇK-së, nga zonat luftarake. Ne ishim vënë në pozicione për ta siguruar varrimin e dëshmorit tonë të parë”, I kujton ato çaste Hashim Haliti. Bashkëluftëtarët e tij e çmojnë shumë luftën e trimërinë e Arbenit, sidomos qëndrimin e tij këmbëngulës, që gjithsesi të shkojë në aksione e në beteja. Ani se në moshë të re, ai kishte ndërgjegje të formuar kombëtare e luftarake.
(I botuar te “Epoka e re”, maj 2004. Shkrimi mban shënimet e atij viti kur u shkrua, meqë disa nga protagonistët më nuk janë ndër të gjallët.)
5.
Te secili komb, emrat e njerëzve që mbajnë brenda vetes frymën e ndryshimit dhe të përparimit, shuhen vetëm për trupin, por kurrë për shpirtin e veprën që kanë lënë pas. Osman R. Gashi, Jetullah Desku dhe Arben Haliti janë tri drita që, edhe pse tashmë nuk janë mes nesh, vazhdojnë të ndriçojnë rrugën e të tjerëve.
(21 maj 2025, rishkrime)