​Spitali i Pejës nga sot bëhet me aparat të sofistikuar për kirurgjinë vaskulare

Spitali i Përgjithshëm Rajonal i Pejës nga sot bëhet me aparat të dedikuar për kirurgjinë vaskulare duke iu falënderuar një donacioni nga Austria.

Shefi i laboratorit në Spitalin e Pejës Adem Çeku ka thënë se pranim-dorëzimi zyrtarisht i aparaturës moderne do të bëhet sot (e hënë), më 19 maj, në një ceremoni që fillon në ora 10:00.

“Kryetari i Odës Ekonomike të Austrisë me sugjerime të konsullit të Pejës Avdyl Çetaj ka ofruar një donacion me një aparat të sofistikuar për kirurgjinë vaskulare. Aparati në fjalë ka ardhur në spitalin e Pejës të premten dhe pranim-dorëzimi zyrtarisht bëhet të hënën, më 19 maj, nga ora 10:00”, -ka thënë Çeku.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit do të marrin pjesë ish-Drejtori i këtij Spitali Dr. Fazli Shala së bashku me Avdyl Çetajn dhe donacionin austriak.