OVL UÇK në Klinë vizitojnë varrezat e dëshmorëve e Prekazin, me rastin e 28 Nëntorit

Me rastin e festës së 28 Nëntor dhe ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me selinë qendrore, kanë vizituar Prekazin.

Me këtë rast ata kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, dhe më pas kanë vazhduar për në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e UÇK-së”, në Marinë.
Aty kanë vendosur lule tek varri i Komandantit Mujë Krasniqi, Arben Haliti.

Ndalesa e tyre e radhës, ka qenë tek Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Gllarevë, ku janë të varrosur dy vëllezërit e kryetarit të OVL-së në Klinë, Hajdin Balaj.

Balaj vendosi lule pranë varreve, derisa u shprehë se kjo ditë sjellë emocion dhe krenari për të gjithë shqiptarët, veçmas për ata që dhanë jetën duke u flijuar për pavarësinë dhe shtetin tonë./Klina info/