Rexhep Morina, boksieri klinas katër herë kampion i Kosovës, tashmë gati për sfida të reja në boksin profesionist

Boksieri Rexhep Morina, pjesëtar i klubit të njohur Kastrioti, ka shkëlqyer sërish në ring duke u shpallur kampion absolut i Kosovës në kategorinë 63.5 kg, duke mbrojtur me sukses titullin e tij. Ky është titulli i katërt i Morinës si kampion i Kosovës një arritje që e vendos atë ndër emrat më të spikatur të boksit kosovar.

Pas këtij suksesi, Rexhep Morina i është futur tashmë një kapitulli të ri: boksit profesionist, meqi i tij i dytë në këtë kategori.

Sfida e tij e radhës do të jetë më 18 qershor, në qytetin e Klinës, ku do të zhvillojë meçin e parë në këtë nivel. Ky është një hap i madh për boksierin e ri, i cili synon të përfaqësojë me krenari vendin edhe në arenën ndërkombëtare.

Nga Klubi i tij është bërë e ditur se Rexhepi ka punuar me përkushtim të madh dhe është i gatshëm për sfidat që e presin në ringun profesionist.