26 vjet nga rënia e heroike e Sahit Idrizit, Xhafer Avdullahut e Zymer Shaqirit

Sot bëhen 26 vite nga rënia heroike e Sahit Idrizit, Xhafer Avdullah Avdullahut dhe Zymer Shaqirit , që ranë në altarin e lirisë në betejë kundër forcave pushtuese serbe në Malet e Aqarevës.

Xhafer Avdullahu madje ishte bashkëluftëtar dhe bashkëgeneratë me heroin tjetër kombëtar, Ismet H. Rrahmani, dy djem të rritur bashkë, që u bënë shembull krenarie, guximi dhe sakrifice për çdo brez.

Xhaferi dhe Ismeti ndanë fëmijërinë, idealet dhe më në fund, edhe betejën për liri. Rënia e tij mbetet një nga simbolet më të fuqishme të qëndresës dhe dashurisë për atdheun.