Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të takohet me kryetarët e partive politike që kanë fituar mandate në Kuvend.
Temë kryesore e diskutimit do të jetë mundësia e daljes nga ngërçi politik i krijuar tash e një muaj, nga mos-konstituimi i Kuvendit,
Takimi është paraparë të fillojë në ora 13:00 dhe krerët e partive kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
Takimi konsultativ pritet të zhvillohet 2 orë e gjysmë pas seancës së 16-të konstituive, që sërish nuk premton të sjellë rezultate pozitive.