Sot në fshatin Çeskovë të Komunës së Klinës u përkujtuan me nderim dhe krenari dëshmorët e kombit Qaush H. Morina dhe Ismet S. Morina, të cilët ranë heroikisht 27 vite më parë gjatë luftës çlirimtare të Kosovës.
Kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, z. Sokol Bashota, përmes një postimi në FB tha se sakrifica e dëshmorëve Morina është një gur themeltar i shtetësisë dhe lirisë që sot gëzojmë.
“Ata nuk e kursyen jetën përballë armikut, sepse besonin në një ideal të madh lirinë e Kosovës. Veprat e tyre nuk harrohen kurrë. Ato janë rrënjë të pathyeshme të lirisë sonë dhe burim i përhershëm i frymëzimit kombëtar,” ka shkruar Bashota.
Qaush dhe Ismet Morina mbetën përjetësisht të gjallë në kujtesën historike të kombit shqiptar, si simbol i qëndresës dhe i sakrificës sublime për atdheun.