Barça e ‘demolon’ Realin – Xavi e fiton trofeun e parë si trajner (VIDEO)

Barcelona e ka filluar vitin 2023 me trofe, pasi e mposhti rivalin e vjetër Real Madridin 3-1 në finalen e Superkupës së Spanjës.

Derisa ndeshja nisi me kujdes të shtuar nga dy skuadrat, shanset nuk munguan në gol, por mungoi konkretizimi.

Skuadra katalunase kaloi në epërsi fillimisht në minutën e 34-të, kur Robert Lewandowski asistoi te Gavi.

No perdona Gavi ante Courtois. Se adelanta el Barça en la final de la

Më pas, polaku kaloi në rolin e golashënuesit, me spanjollin që ia ktheu nderin në minutën e 45-të.

Pjesa e dytë ishte disi më e balancuar, por katalunasit nuk u ndalën me gola.

Ishte Pedri, ai që realizoi golin e tretë të Barcelonës, ndërsa Gavi realizoi edhe asistimin e tij të dytë në këtë finale.

Deri në fund, pati tentim zhgënjyes nga Real Madridi për të shënuar së paku një gol, dhe atë e arritën përmes Karim Benzemas në minutën e 90+2-të për rezultatin final 3-1.

Në fund, Barcelona ia doli ta fitonte Superkupën e saj të 14-të në histori, derisa Los Blancos mbesin në dy më pak