Një person i lënduar në një aksident në Zajm, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në afërsi te Hotel “Nora”, në Zajm të Klinës.

Klina.info mëson se një person ka mbetur i lënduar, por është jashtë rrezikut për jetë.

Vetura e tipit BMW ka goditur dy vetura të tjera që ndodheshin në parking, duke e shmangur një veture tjetër.

Ndryshe, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po heton rastin./Klin info/