Turqia merr përsëri komandën e KFOR-it në tetor

Turqia do ta marrë sërish detyrën e Komandës së KFOR-it në tetor të këtij viti për një mandat njëvjeçar, njofton Ministria turke e Mbrojtjes.

Ky do të jetë mandati i dytë i Turqisë në këtë rol, pas periudhës 2023-2024.

Aktualisht, Komandën e KFOR-it e drejton Italia, me gjeneralmajorin Enrico Barduani, i cili e mori këtë detyrë nga gjeneralmajori turk Ozkan Ulutash në tetor 2024.

Gjeneralmajor Barduani është komandanti i 29-të i KFOR-it dhe i 14-ti italian që e kryen këtë detyrë.