MIRUSHA COMPANY SH.P.K. është duke zhvilluar punimet në projektin “Zgjerimi i rrugës nacionale N9.1 segmenti Dollc-Gjakovë L=31” kontrata e nënshkruar në mes të MIRUSHA COMPANY SH.P.K. & MINISTRIA E INFRASTRUKTURÊS.
Kjo kompani njofton që me datë 08 Maj 2025 (ditë e enjte), në trasen e “Zgjerimi i rrugës nacionale N9.1 segmenti Dollc-Gjakovë L=31” do të realizohet minimi nr.2 i masave të forta shkëmbore.
“Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij procesi të minimit duhet të ndërpritet qarkullimi i trafikut rrugor në këtë segment , pra Rruga Dollc-Gjakovë , konkretisht pjesa e rrugës që kalon nga fshati Volljakë në intervalin kohor nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës së afektuar.
Gjithashtu bëjmë kërkesë dispeqeris së KEDS-it në Prishtinë që të bëjë ndërprerjen e energjisë elektrike në rrjetin e tensionit të lartë në lokacionin e dhënë nga ora 15:00 h deri në ora 15:30 h.
Kërkojmë përkrahjen tuaj qe aktiviteti i minimit të kalojë sigurt dhe mirë si dhe të ndërmerren masat e duhura për njoftimet zyrtare për ndërprerje të garkullimit të trafikut rrugor.
Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për bashkëpunim!”, shkruhet në dokumentin njoftues të MIRUSHA COMPANY SH.P.K.