Kopshti “Alfabeti i Jetës” ka zgjedhur jo vetëm doktorin më të mirë në vend, por edhe një model frymëzimi për fëmijët – dr. Alban Palushajn! 👨🏻⚕️
Gjatë vizitës në ordinancën moderne “Medic- AL” në Klinë, fëmijët tanë përjetuan një atmosferë profesionale, të ngrohtë dhe edukative.
Me përkushtimin dhe humanizmin e tij, dr. Albani dhe stafi i mrekullueshëm i ordinancës u treguan shembull i vërtetë i profesionalizmit dhe kujdesit ndaj çdo vizitori, edhe më të vegjëlve!
Kjo klinikë është më shumë se një institucion shëndetësor – është një vend ku përkujdesja takohet me dashurinë për profesionin dhe respektin për komunitetin.
Faleminderit për mikpritjen dhe përvojën e paharrueshme që do t’u mbetet gjatë në mendje fëmijëve tanë!
@poliklinikamedical @albanpalushii