61-vjeçari lëshoi program pornografik dhe më pas u ther për vdekje/ Si ndodhi vrasja në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë sot e ka shpallur fajtor Arjanit Berbatin, duke i shqiptuar 8 vite burgim, si i akuzuar për vrasjen e Senad Bogut, më 5 shtator 2020.

Sipas gjykatës në ditën kritike i akuzuari ka qenë duke kaluar afër shtëpisë se viktimës ku edhe ka dëgjuar një zë, kur në ato momente i akuzuari e sheh viktimën duke e thirrur me dorë dhe shkon te shtëpia e tij.

“Më datë 5 shtator 2020, rreth orës 16:55, në Pejë, me dashje dhe me mjet të mprehtë – thikë, e ka privuar nga jeta viktimën S.B, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë duke kaluar afër shtëpisë së viktimës dhe me të kaluar shtëpinë e viktimës, e dëgjon një zë dhe kur kthehet, e sheh viktimën duke e thirr dhe duke ia bërë me dorë, i pandehuri duke menduar se viktima ka nevojë për ndihmë, hyn në oborrin e shtëpisë së viktimës, e nga aty më pas hyn në shtëpinë e viktimës, shkojnë në dhomën e ditës, i pandehuri ulet në një krevat përballë kuzhinës, e të cilin me lëng e shërben viktima, e më pas viktima shkon në korridor, e mbyll derën e korridorit me çelës, kthehet prapë në sallon dhe i drejtohet të pandehurit “se pa bo çka të them unë ti nuk del prej këtu”.

Më pas, sipas gjykatës, viktima ka lëshuar një program pornografik, kur i akuzuari e ka marrë një thikë nga kuzhina dhe e ka goditur.

“Viktima shkon dhe ulet përballë televizorit dhe lëshon televizorin me program pornografik, duke i parë këto veprime dhe duke e ndier vetën të pasigurt, ngritët nga krevati, afrohet afër lavamanit kinse për të pirë ujë, nga ku merr thikën, e të cilën duke e mbajtur fshehtë i afrohet viktimës dhe i shkakton lëndime vdekjeprurëse të konstatuara në raportin e autopsisë”.

Arjanit Berbati dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.