Të gatshëm për t’i shërbyer vendit, diplomon gjenerata e 57-të me 433 policë

433 policë të rinjë janë betuar sot në ceremoninë e organizuar në Prishtinë.

Ata diplomuan pas studimeve që kanë ndjekur në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri.

Policët veshën uniformën blu për herë të parë sot dhe u betuan se do të kryejnë punën me nderë dhe profesionalizëm.

Policët nga nesër do të dalin në detyrë ndërsa fillimisht do të jenë nën mbikëqyrjen e policëve që kanë përvojë të gjatë në polici.