27-vjeçarja në Gjakovë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët,

Kështu ka ndodhur edhe sonte në një familje në rrugën “Tirana” në Gjakovë ku një 27-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar medikamente në sasi të madhe, me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga vëllai i saj dhe tashmë po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.