24 orët e fundit në trafik: 36 aksidente, 1 person i vdekur

Policia ka publikuar statistikat e aksidenteve të trafikut gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet e ditur se dje në Kosovë kanë ndodhur gjithësej 36 aksidente trafiku, prej tyre 1 ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 të tjera me persona të lënduar.

Për shkelësit e rregullave të komunikacionit janë shqiptuar 1665 tiketa trafiku, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Detajet e aksidentit me fatalitet mund t’i lexoni këtu:

Poashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 49 persona, 34 janë dërguar në mbatje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /