18 vjet burgim për Endrit Nikën, prindërit e argjentinases protestojnë, në gjykatë

Endrit Nika, i cili akuzohet për vrasjen e shtetases argjentinase në Fushë- Kosovë është dënuar sot me 18 vjet burgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Aktgjykimi dënues ndaj Nikës është shpallur në seancën e sotme lidhur me akuzën për vrasjen e së dashurës së tij (shtetase argjentinase) në Fushë-Kosovë në vitin 2023.

E pranishme në sallën e gjyqit ishte dhe familja e argjentinasës së vrarë, e cila e pakënaqur me denimin e Endrit Nikës protestoi në sallën ku vrasësi i vajzës së tyre, u denua me 18 vjet burgim.

“Vrasës, vrasës”, ishte nëna e argjentinasës së vrarë, e cila bërtiste dhe mbante në dorë fotografinë e vajzës së saj, derisa i akuzuari për vrasjen e së bijës largohej nga salla e gjyqit./