Ministrja Haxhiu thërret konferencë për media, nuk tregon arsyen

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të mbajë sot konferencë për media.

Sipas njoftimit zyrtar konferenca nis në orën 12:00 në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.

Po ashtu në njoftimin zyrtar të tyre nuk bëhet e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference nga Haxhiu.

Kujtojmë se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se pragu për nisjen e procedurës së justifikimit të pasurisë do të jetë mbi 25 mijë, pra shpërputhja në mes të hyrave dhe pasurisë që tejkalon vlerën prej 25,000 eurosh është bazë për zyrtarin e Byrosë të dërgojë propozimin për konfiskimin e pasurisë.