103 raste aktive me COVID-19

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.954 doza të vaksinës dhe 823.028 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas njoftimit, janë dhënë 102.711 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 458 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.106”, thuhet në njoftim.