𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐥𝐢𝐧ë𝐬 𝐦𝐛𝐚𝐧ë 𝐝ë𝐠𝐣𝐢𝐦 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐨𝐧ë𝐬𝐢𝐦 𝐞 𝐫𝐫𝐮𝐠ë𝐬 “𝐌𝐚𝐥ë 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐨𝐭𝐚”

Komuna e Klinës ka njoftuar nisjen e procedurave për shpronësimin e pronave në Zonën Kadastrale Dresnik, në kuadër të projektit për zgjerimin dhe ndërtimin e rrugës “Malë Bashota”.

Sipas njoftimit, palët e interesuara kanë të drejtë të paraqesin komente me shkrim brenda 10 ditëve nga publikimi i vendimit, ndërsa do të organizohet edhe një dëgjim publik për këtë çështje.

Dëgjimi publik do të mbahet më 5 qershor 2026, në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës.

Të gjithë personat e interesuar mund të marrin pjesë dhe të shprehin qëndrimet e tyre.

https://kline.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/NJOFTIM-DEGJIM-PUBLIK.pdf