​Vdes edhe një pacient me COVID-19 në Kosovë

Në Klinikën Infektive ka vdekur edhe një pacient i prekur me koronavirus.

Viktima e 28 është një 77 vjeçar nga Rahoveci që ishte edhe në dializë.

Ky është njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përpos infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19./ T

SHARE