Vazhdon “lufta” AAK-PDK| Pal Lekaj e quan PDK-në parti të kullerave 

Parti kulleriste është quajtur PDK nga nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi që anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj duhet të largohet nga politika.

Lekaj i ka kujtuar PDK-së kohën kur atë kërkoni votat për të krijuar qeverinë.

“Kur kishit nevojë për të qëndruar në pushtet e për të mar votat e z. Haradinaj dhe z. Limaj i kërkonit ku ishin e ku nuk ishin…!Ndërsa sot kur keni rrëshqitur nga indentiteti juaj në një parti “kulleriste” sipas jush ata nuk i nevojiten më politikës. E pabesueshme ku ka rënë kjo PDK”, ka shkruar ai.