Zyrtare: Arsenali transferon yllin e Real Madridit

Skuadra e Arsenalit ka kompleturar huazimin e mesfushorit, Martin Odegaard nga Real Madridi.

Odegaard ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni me ‘topçinjt’.

Drejtori sportiv i Arsenalif, Edu ndihet shumë i lumtur që arritën marrëveshje me lojtarin norvegjez.

“Jemi shumë të kënaqur me marrëveshjen me Real Madridin. Martin është një talent i madh dhe do t’i ndihmojë klubit tonë”, ka thënë Edu

Lavdata për lojtarin ka dhënë edhe trajneri, Mikel Arteta.