Zvicër: Theret për vdekje 28-vjeçari nga Kosova, autori dyshohet se është po ashtu kosovar

Një 28-vjeçar nga Kosova është therur për vdekje.

Rasti tragjik ka ndodhur të dielën në Zvicër, në Biere në kantonin e Vaud-it.

Siç raporton gazeta Blick, lidhur me rastin është arrestuar një 55-vjeçar po ashtu nga Kosova,

Policia ishte lajmëruar nga një dëshmitar përmes telefonit se rreth orës 18:00 kishte hasur në një person i cili ishte shtrirë në rrugë dhe kishte humbur sasi të madhe të gjakut.

28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë i njëjti ishte goditur me thikë në zonën e gjoksit.

Thuhet se ai dhe i dyshuari njiheshin mes vete.

Nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek ngjarja tragjike,