Zhveshën uniformat e u munduan të kamuflohen në grupin e pelegrinëve, policia arreston disa terroristë

Policia e Kosovës gjatë ditës kishte dërguar në stacionin policor në jug 49 pelegrinë të cilëve do të iu bëhej testi për gjurmë të armëve, nëse ata kanë përdorur armatim gjatë sulmeve të sotme ndaj Policisë së Kosovës.

Gazeta Infokus nga burime të saj mëson se në mesin e të arrestuarëve disa persona dyshohet se ishin në grupin terrorist por i zheveshën uniformat dhe u kamufluan me pjesën e pelegrinëve.

Sipas informatave të fundit zyrtare janë vrarë tre terroristë të këtij grupi, janë arrestuar dy të tjerë ndërsa janë kapur katër të tjerë të dyshuar të cilëve iu gjetën radiolidhje, shkruan Gazeta Infokus.