Biznesmeni i njohur kosovar parat e trustit do t’i dhurojë për bamirësi

Biznesmeni i njohur kosovar, Burim Piraj ka thënë se parat e trustit nga kursimet e tij do t’i jep për bamirësi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Piraj ka shkruar se ai ka të kursyera 2500 deri në 3000 euro në trust dhe se të njëjtat ka vendos që t’i dhurojë për familjet në nevojë.

“Edhe unë do të aplikoj për 10% e trustit! Vlera e të cilit është diku 2500-3000 Euro! Unë kam vendos që këto para t’i dhuroj sadaka për hir të Zotit tim për familjet në nevojë që në stinën e ftohtë që po hymë nuk kanë me çka të ngrohen!”, tha ai.

Po ashtu, ai i fton të gjithë që të dhurojnë nga 10 euro, siç thotë ai nga xhepi i tyre.

“I ftoj të dhurojnë nga 10 EURO nga xhepi vetë të gjithë ata që do të më kritikojnë që sadakanë po e bëj publike! Allahu im ma prano!”, ka përfunduar Piraj