Zhduket e mitura nga Peja

Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj në Pejë, njofton Policia e Kosovës, e rastin e ka raportuar babai i saj.

“Rr. Bajram Gashi, Pejë 19.11.2025 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e policisë.