Zëvendësshefi i zjarrfikësve në Klinë: Shuarja e zjarrit në ETC ishte e vështirë

Zëvendësshefi në shërbimin e zjarrfikësave të Klinës, Izet Haxhaj deklaroi se me të marrë informacionin për zjarrin në objektin e ETC-së dolën në terren, por që sipas tij, shkaku i rrezikut të madh për përhapjen e zjarrit, u detyruan të thërrasin për ndihmë edhe ekipet e zjarrëfiksëve nga tri komuna të tjera. Sipas tij, rreziku për përhapjen e zjarrit ishte i madh për shkak të afërsisë së objektit të ETC-së me pompën e derivateve dhe me një fabrikë.

Haxhaj për KosovaPress tha se me të marrë informacionin për zjarrin janë mobilizuar me të gjitha automjetet, por duke parë përmasat e zjarrit, ai potencoi se kërkuan ndihmë nga ekipet e zjarrfikësve nga Peja, Istogu dhe Gjakova.

Haxhaj u shpreh se e kanë pasur të vështirë ta mbajnë nën kontroll zjarrin, sepse siç tha, kur ekipi arriti në vendin e ngjarjes, zjarri kishte marrë përmasa të mëdha.

Tutje, Haxhaj tregoi për lëndimin që ka marrë një zjarrfikës, derisa ishte duke munduar ta shuante zjarrin.