Zenun Elezaj së shpejti prezanton Lorenc Markun si Drejtor të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Klinë

Pas emërimit të tij në krye të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pritet që shumë shpejt kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, të bëjë edhe prezantimin zyrtar të drejtorit të ri, Lorenc Marku.

Burime të Klina.info brenda komunës bëjnë të ditur se prezantimi do të ndodhë së shpejti, ku Marku do të marrë zyrtarisht detyrën e re.

Lorenc Marku, i cili deri më tani ka punuar si punëtor shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), tashmë do të udhëheqë sektorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në këtë komunë.

Ndërkohë, burimet bëjnë të ditur se në ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori i ri i Inspektoratit në Komunën e Klinës.