Zenun Elezaj realizon premtimin për dyfishimin e bursave për studentë

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj po vazhdon t’i mbajë premtimet e dhëna.

Elezaj përmes një postimi në faqen zyrtare FB kq njoftuar se ka dyfishuar numrin e përfituesve të bursave studentore, nga 30 në 60.

Ky është njoftimi i plotë:

Jam i lumtur t`ju njoftoj se ky premtim tashmë është përmbushur dhe nga ky vit komuna e Klinës do të ndajë nga 60 bursa për 60 studentë të komunës tonë, me qëllim që studentëve sado pak t`i ndihmojmë në mbulimin e shpenzimeve të tyre.

Kjo është arritur falë planifikimit të duhur buxhetor dhe menaxhimit të mirë me paranë publike që kemi bërë si ekzekutiv i komunës, ndërsa në vitet në vijim do të angazhohemi që në bazë të mundësive buxhetore të rritet edhe vlera e bursave. Po ashtu, bashkë me DKA jemi duke analizuar idenë që në të ardhmen të ndajmë bursa edhe për nxënësit e shkollave të mesme.